Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Sahitaj vazhdon kontratën me Winterthurin

Ledjan Sahitaj

Ledjan Sahitaj ka vazhduar kontratën me skuadrën e Winterthurit.  Sahitaj do të jetë pjesë e Winterthurit deri në verën e vitit 2028.

“Ne e përgëzojmë Ledjanin për zgjatjen e kontratës dhe i urojmë atij lumturi dhe sukses të vazhdueshëm me Winterthurin në Superligë”, ka shkruar klubi zviceran të shtunën në faqen zyrtare. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

21-vjeçari pjesë e skuadrës së parë të Winterthurit është nga edicioni i kaluar. 

Mbrojtësi i krahut të djathtë si futbollist u zhvillua në akademinë e Grasshopperit. 
Ai me Përfaqësuesen U21 të Kosovës i ka katër ndeshje të zhvilluara.  Ka paraqitje edhe për Kosovën U19.