Futbollisti kosovar, Donat Rrudhani, ka shënuar gol të bukur të shtunën mbrëma në barazimin e skuadrës së Sionit.
Sioni në kuadër të javës së 21-të të Superligës së Zvicrës barazoi 1:1 në shtëpi me Luzernin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRrudhani e shënoi golin e barazimit për 1:1 në minutën e 35-të. Për 26-vjeçarin Rrudhani ishte goli i dytë këtë edicion. Ai ka edhe një asistim.
Rrudhani së bashku me Rilind Nivokazin luajtën deri në minutën e 72-të.
Benjamin Kololli u zëvendësua në minutën e 64-të, kurse Kreshnik Hajrizi e kompletoi ndeshjen.
Ndërkohë te Luzerni në bankën e rezervistëve ishte Adrian Bajrami.
Sioni ka 32 pikë dhe e zë vendin e pestë. Luzerni renditet në pozitën e nëntë me 22 pikë.
VIDEO: