Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Rrudhani shënon golin e parë të edicionit

Donat Rrudhani

Donat Rrudhani e ka shënuar golin e parë në edicionin 2026/27. 

Rrudhani që luan për Sionin shënoi gol në duelin ndaj Luzernit. 

Sionit të dielën pasdite në kuadër të xhiros së dytë në elitën e futbollit zviceran e mposhti në shtëpi Luzernin me rezultatin 3:0.

Mesfushori me tipare sulmuese, Rrudhani, realizoi për 1:0 në minutën e nëntë.  27-vjeçari luajti deri në minutën e 63-të. 

Edhe bashkëlojtari i Rrudhanit, Rilind Nivokazi luajti deri në minutën e 63-të. 

Edhe Rrudhani shënon gol të bukur në barazimin e Sionit Futboll Rrudhani shënon gol të bukur në barazimin e Sionit

Ndërsa për shkak të lëndimeve te Sioni munguan dy futbollistët tjerë kosovar, Kreshnik Hajrizi dhe Benjamin Kololli. 

Ndërkohë në portë te Luzerni ishte Simon Simoni.