Donat Rrudhani shënoi supergol të dielën në fitoren e Sionit.
Sioni në kuadër të xhiros së tretë të Superligës së Zvicrës e mposhti Vaduzin në shtëpi me rezultatin 3:2.
Mesfushori me tipare sulmuese, Rrudhani, realizoi për 1:1 në minutën e 21-të. 27-vjeçari luajti deri në minutën e 67-të dhe ishte më i dalluari në fushë.
Bashkëlojtari i Rrudhanit, Rilind Nivokazi, u zëvendësua në minutën e 56-të.
Ndërsa për shkak të lëndimeve, Sionit, i munguan Kreshnik Hajrizi dhe Benjamin Kololli. Te Vaduzi në golin e dytë asistoi 20-vjeçari Lutfi Dalipi.
Edhe
Rrudhani shënon gol të bukur në barazimin e Sionit
Dalipi, Liridon Berisha e kompletuan ndeshjen te Vaduzi, kurse Denis Simani u paraqit deri në minutën e 75-të.
Futbollisti kosovar, Rrudhani, edhe xhiron e kaluar shënoi gol ndaj Luzernit.
Supergoli i Donat Rrudhanit në Superligën e Zvicrës
Donat Rrudhani ka shënuar supergol për Sionin që është duke u mposhtur 2:1 pas pjesës së parë nga Vaduzi.
Rrudhani shënoi për 1:1 në minutën e 21-të.
Edhe
Sioni fiton me golin e Rrudhanit
Ndeshja ndërmjet Sionit dhe Vaduzit i takon xhiros së tretë të Superligës së Zvicrës.