Futboll

Sioni fiton me golin e Rrudhanit

Donat Rrudhani

Futbollisti i Kosovës, Donat Rrudhani, ka shënuar golin e parë këtë edicion në Superligën e Zvicrës. Me golin e Rrudhanit nga penalltia, Sioni fitoi pikët e plota kundër Grassopperit. Sioni mposhti 1:0 në udhëtim Grasshopperin, në ndeshjen që i takoi xhiros së nëntë të Superligës zvicerane të futbollit.

Rrudhani ishte i saktë nga penalltia në minutën e 61-të, ndërsa u largua nga fusha në minutën e 70-të.
Kreshnik Hajrizi e Rilind Nivokazi po ashtu ishin titullar te Sioni. Ky i fundit u zëvendësua në minutën e 
Rrudhani ka edhe një asistim këtë edicion.

Sioni nga nëntë ndeshje ka fituar 15 pikë. Grasshopperi i ka nëntë pikë.