Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Tre shqiptarë në formacionin e javës në Zvicër

Tre futbollistët shqiptarë

Tre futbollistët shqiptarë, Donat Rrudhani, Liridon Berisha dhe Simon Simoni kanë zënë në formacionin më të mirë të xhiros së tretë të Superligës së Zvicrës. 

Formacioni më i mirë është përzgjedhur të hënën nga faqja e specializuar për statistika “SofaScore”.

Rrudhani shënoi supergol të dielën në fitoren 3:2 të Sionit ndaj Vaduzit. 

Mbrojtësi Berisha, pavarësisht disfatës së Vaduzit, kishte paraqitje pozitive. Ai u vlerësua me notën 7.5. 

Ndërsa portieri Simoni, pavarësisht gabimit të rëndë u dallua me pritje në barazimin 2:2 të Luzernit me St. Gallenin.

Edhe Tre futbollistë shqiptarë në formacionin e javës në Zvicër Futboll Tre futbollistë shqiptarë në formacionin e javës në Zvicër

“SofaScore” e ka vlerësuar portierin e Luzernit me notën 9.1. 

Mesfushori i Sionit, Rrudhani, u vlerësua me notën 8.2.