Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Rrudhani shënon gol pas një kohe të gjatë

Donat Rrudhani

Donat Rrudhani ka shënuar pas një kohe të gjatë gol për Sionin.

Ai shënoi në barazimin 3:3 të Sionit kundër Young Boysit të dielën.

Rrudhani e shënoi golin e epërsisë 1:0 nga penalltia.

Për Rrudhanin ishte goli i tretë në edicionin 2025/2026 të Superligës së Zvicrës me fanellën e Sionit. 

Për herë të fundit, Rrudhani gol kishte shënuar më 24 janar në barazimin 1:1 ndaj Luzernit.

Edhe Rrudhani shënon gol të bukur në barazimin e Sionit Futboll Rrudhani shënon gol të bukur në barazimin e Sionit

Rrudhani kompletoi takimin, kurse deri në minutën e 58-të luajtën edhe Kreshnik Hajrizi dhe Rilind Nivokazi.

Sioni e mbylli edicionin në vendin e katërt me 63 pikë, kurse Young Boysi në vendin e gjashtë me 55 pikë.