Mbrojtësi Amir Rrahmani dhe sulmuesi Edon Zhegrova, kanë zënë vend në formacionin më të mirë të javës së katërt të Serie A.
Formacioni më i mirë i javës është përzgjedhur të martën nga faqja e specializuar për statistika, “SofaScore”.
Rrahmani, që ditë më parë njoftoi për tërheqjen nga ekipi përfaqësues i Kosovës, u dallua të dielën në fitoren 1:0 të Napolit ndaj Bolognas.
Qendërmbrojtësi Rrahmani u vlerësua me notën 7.7.
Zhegrova, po të dielën, realizoi dy gola për Juventusin që u mposht nga Sassuolo me rezultatin 3:2.
“SofaScore” e ka vlerësuar Zhegrovën me notën 9.2.
Sulmuesi tjetër kosovar, Ermal Krasniqi, është përfshirë në formacionin më të mirë të javës së pestë në Superligën e Turqisë.
Krasniqi u dallua me dy asistime në fitoren 5:0 të Amedsporit ndaj Bashakshehirit.