Futboll

Rrahmani e Krasniqi ia sigurojnë fitoren Sparta Pragës

Rrahmani e Krasniqi ia sigurojnë fitoren Sparta Pragës

Sulmuesit Albion Rrahmani dhe Ermal Krasniqi, kanë shënuar nga një gol në fitoren 2:1 të Sparta Pragës në udhëtim ndaj Ararat-Armenia.

Ndeshja u zhvillua të enjten dhe i takoi raundit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës. Ishte ndeshja kthyese, ndërsa Sparta me rezultat të përgjithshëm 6:2 ka kaluar në plejof. 

Rrahmani shënoi golin e parë në minutën e 23-të, derisa Krasniqi golin e dytë në minutën e 92-të.

Rrahmani kompletoi takimin kurse Krasniqi u inkuadrua në minutën e 59-të.