Futboll

Rrahmani shënon gol për Sparta Pragën

Albion Rrahmani

Sparta Praga ka fituar 4:0 ndaj Aktobes së Kazakistanit për të avancuar në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës. Skuadra çeke u kualifikua me rezultatin e përgjithshëm 5:2. 

Albion Rrahmani kontribuoi në fitoren e thellë me një gol.

Ai shënoi në minutën e 94-t për rezultatin përfundimtar, 4:0.

Sulmuesi i Kosovës në lojë hyri në minutën e 71-të. Ermal Krasniqi qëndroi në stol te Sparta.