Sulmuesi Albion Rrahmani ka shënuar gol për Spartën e Pragës.
Sparta e Pragës të dielën mbrëma fitoi në shtëpi ndaj skuadrës Mlada Boleslav me rezultatin 3:2.
Kjo ndeshje i takoi xhiros së dytë të elitës së futbollit çek.
Rrahmani e realizoi golin e epërsisë në minutën e 22-të. Ai luajti deri në minutën e 53-të kurse Ermal Krasniqi ishte në bankën e rezervistëve.
Për reprezentuesin e Kosovës ishte goli i parë këtë edicion.