Superylli i futbollit, Cristiano Ronaldo, ka reaguar përmes një postimi për vdekjen e Diogo Jotas dhe vëllait të tij.
“Nuk ka kuptim. Vetëm pak kohë më parë ishim bashkë në ekipin përfaqësues dhe më pas ti u martove. Familjes tënde, gruas dhe fëmijë të tu, u dërgoj ngushëllimet e mia dhe ju uroj gjithë forcën e botës. E di që do të jesh gjithmonë me ta. Pushoni në paqe Diogo dhe Andre. Do të na mungoni të gjithëve”, ka shkruar Ronaldo.
Diogo Jota ishte 28-vjeçar, e vëllai i tij, Andre, 25.
Vdiq Diogo Jota i Liverpoolit
Futbollisti i Liverpoolit dhe Portugalisë, Diogo Jota, ka vdekur në një aksident trafiku.Mediumi spanjoll Marca kanë...
Artikuj të ngjashëm
-
Jota nderohet nga Ronaldo e yjet e tjerë
-
Ronaldo: Kam ndërgjegjen e pastër, fitimi i Evropianit është si Botëror për mua
-
Ronaldo shpërthen në lot pas eliminimit nga Botërori
-
Martinez: Duam ta fitojmë Botërorin për Jotan
-
Ronaldo pas barazimit me RD Kongon: S’ishte fillimi që deshëm, nuk ka mbaruar asgjë