Yjet e Portugalisë do ta nderojnë Diogo Jotan e ndjerë gjatë Botërorit.
Cristiano Ronaldo dhe pjesa tjetër e përfaqësueses portugeze janë parë duke mbajtur rripa të veçantë në duar, gjatë stërvitjes në Miami.
Ata e kujtojnë Jotan i cili vdiq në aksident trafiku vitin e kaluar.
Portugalia javën e ardhshme e nis Botërorin me ndeshjen ndaj Kongos.
Jota me Portugalinë kishte luajtur 49 ndeshje ndërsa i kishte realizuar 14 gola.