Futboll

Motra e Ronaldos i del në mbrojtje yllit portugez për mungesën në funeralin e Jotas

ronaldo

Motra e Cristiano Ronaldos, Katia Aveiro, është përgjigjur në kritikat për vendimin e vëllait të saj për të mos marrë pjesë në funeralin e Diogo Jotas.

Jota dhe vëllai i tij, Andre Silva, vdiqën të enjten në një aksident me veturë. Funerali i tyre u mbajt të shtunën në Portugali.

Ronaldo e Jota ishin bashkëlojtarë te Portugalia. Në ceremoninë e varrimit në Gondomar ishin bashkëlojtarë të Jotas nga Portugalia dhe Manchester Unitedi, por jo edhe Ronaldo. Ai është kapiten i Portugalisë, ndërsa vendosi të mos jetë i pranishëm duke vlerësuar se prania e tij mund të linte në hije funeralin.

Ronaldo merr vëmendjen ku do që paraqitet.

Ronaldo mori disa kritika për vendimin e tij. Dhe motra e legjendës portugeze është kundërpërgjigjur në një seri postimesh në “Instagram”.

“Kur vdiq babai im, përveç dhimbjes ne është dashur të përballojmë një vërshim kamerash dhe shikuesve kuriozë, në varreza dhe kudo që shkonim. Dhe vëmendja nuk ishte ajo që është sot, në kuptimin e qasjes. Në asnjë moment ne fëmijët nuk ishim në gjendje të largoheshim nga kisha. Kjo ishte e mundur vetëm në kohën e varrimit, kaq e madhe ishte rrëmuja”, ka shkruar motra e Ronaldos.

“Në funeral kishte presidentë, trajnerë të ekipi kombëtar në atë kohë, si Luis Filipe Scolari. Nuk mbaj mend të kem parë ndonjërin prej tyre. Dhe qartë se ata më përshëndetën. Por dhimbja më verboi”.

Duke u ndalur te kritikat ndaj Ronaldos, Katia Aveiro, shkroi: “Po bëhet e lodhshme. Fanatizmi. Kritika për asgjë, e përsëris, për asgjë. Shoqëri e sëmurë, të gjithë kemi familje. Është në mënyrë absurde e turpshme të shikosh kanale televizive, komentues, rrjete sociale, duke theksuar një mungesë (të mençur), në vend se me respekt të nderosh dhimbjen e një familje të shkatërruar nga humbja e dy vëllezërve. Mua madje më vjen turp t’i shikojë. Është për keqardhje”.

Ronaldo ka bërë një postim emocional në nderim të Diogo Jotas.