Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Rikthim pas 27 vjetësh, 70-vjeçari sërish në portë

Angel Mateos Gonzales

Foto: AI

70-vjeçari Angel Mateos Gonzales do të jetë në portë te skuadra e kategorisë së pestë spanjolle të futbollit, CD Colunga. 

Dhe do të bëhet lojtari më i vjetër që do të luajë në një ndeshje zyrtare në futbollin spanjoll. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Klubi ka theksuar se kjo do të jetë më shumë në shenjë simbolike sesa për ndjekjen e ndonjë rekordi. 

Në rrjete sociale, CD Colunga e ka vlerësuar Gonzalesin si model të vërtetë për pasionin, konsistencën dhe respektin për futbollin. 

Gonzales u pensionua në moshën 43-vjeçare, ndërsa ka luajtur për Turonin, Caudalin dhe Santiago de Allerin. 

Për Gonzalesin, klubin dhe futbollin spanjoll në tërësi, kjo paraqitje është shenjë e fuqishme e pasionit dhe dedikimit për futboll, pavarësisht moshës.