Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Real Madridi shokohet në Barcelonë

reali

Real Madridi është befasuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të të La Ligas.  Reali të shtunën mbrëma është mposhtur në Barcelonë, si mysafir i Espanyolit. Katalonasit fituan me rezultatin 1:0. 

Golin e fitores për Espanyolin e realizoi Carlos Romero në minutën e 85-të. 

Realit iu anulua një gol i Vinicius Juniorit në minutën e 20-të për shkak të një faulli. 

Te mysafirët mbrojtësi i Shqipërisë, Marash Kumbulla, e kompletoi ndeshjen. 

Ai u ndëshkua edhe me karton të verdhë në minutën e 90-të. 

Reali mbetet lider me 49 pikë. 

Edhe Fiton Real Madridi, titulli mund të vendoset në “El Classico” Futboll Fiton Real Madridi, titulli mund të vendoset në “El Classico”

Atletico Madridi ka një pikë më pak në vendin e dytë. 

Espanyoli ka 23 pikë dhe është në pjesën e poshtme të tabelës.