Reagimet janë të shumta pasi të martën mbrëma Konfederata Afrikane e Futbollit vendosi që titullin e Kupës së Afrikës t’ia marr Senegalit dhe kampion të ri ta shpallë Marokun.
Kupa e Afrikës ishte mbajtur në dhjetor të vitit të kaluar dhe janar të këtij viti, ndërsa finalja ishte kundërthënëse.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSenegalezët lëshuan fushën të pakënaqur me një vendim të gjyqtarit për penallti fare në fund, por u kthyen pas 17 minutash.
Penalltia nuk u realizua dhe më pas Senegali fitoi me gol të vazhdimeve.
Pikërisht lëshimi i fushës ka bërë që Senegalit t’i merret titulli.
Federata e Futbollit e Senegalit ka paralajmëruar ankesë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS). Federata senegaleze e ka vlerësuar vendimin “të padrejtë, të paprecedentë dhe të papranueshëm, që dëmton imazhin e futbollit afrikan”.
Mbrojtësi i Senegalit, Moussa Niakhate ka postur një fotografi të tij me trofe, me mesazhin: “Eja dhe merreni! Ata janë të çmendur!”
Në një postim të ngjashëm, mbrojtësi i majtë, El Hadj Malick Diouf, ka shkruar: “Nuk është ajo që kam pritur... kjo gjë nuk dërgon askund”.
Abdoulaye Seydou Sow, sekretari i përgjithshëm i federatës senegaleze ka thënë se vendimi është turp për Afrikën.