Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) do të shqyrtojë më 8 tetor ankesën e Federatës së Futbollit të Senegalit kundër vendimit të Konfederatës Afrikane të Futbollit (CAF) për t’ia hequr titullin e Kupës së Afrikës.
Rasti lidhet me finalen mes Senegalit dhe Marokut, të zhvilluar në Rabat, ku Senegali fitoi me rezultat 1:0. Megjithatë, ndeshja u shoqërua me polemika pas një episodi në minutat e fundit.
Pas akordimit të një penalltie për Marokun, lojtarët e Senegalit u larguan përkohësisht nga fusha në shenjë proteste. Pas rreth 14 minutash, futbollistët e Senegalit u kthyen në lojë dhe arritën ta mbyllin ndeshjen me fitore.
Por, CAF më pas mori një vendim, duke e regjistruar Marokun si fitues me rezultat zyrtar 3:0 dhe duke ia hequr Senegalit titullin e fituar në fushë.
Federata Senegaleze e Futbollit e kundërshtoi këtë vendim dhe e dërgoi çështjen në CAS, duke kërkuar anulimin e vendimit të CAF-it dhe rikthimin e titullit.
Seanca do të zhvillohet në Lozanë të Zvicrës, ndërsa vendimi përfundimtar pritet të merret pas shqyrtimit të argumenteve nga të dyja palët.
-
Reagime të shumta pas vendimit që Senegalit t’i merret titulli
-
Vendim i pazakontë: Senegalit i hiqet titulli, Maroku shpallet fitues i Kupës së Afrikës
-
Maroku përballë Senegalit në finalen e Kupës së Afrikës
-
Senegali nuk e llogariti eliminimin, mbetet në SHBA
-
VAR-i e “ndëshkon” Senegalin edhe në Kupën e Botës