Sulmuesi i Beshiktashit, Milot Rashica, ka arritur marrëveshje personale me skuadrën gjermane, Borussia Monchengladbach, shkruan të premten mediumi turk “sonbirsoz”.
Rashica mund të largohet nga Beshiktashi për ta vazhduar karrierën përsëri në elitën e futbollit gjerman.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSulmuesi i krahut, Rashica, e ka pranuar ofertën që i është ofruar nga Monchengladbachu. Negociatat mes Beshiktashit dhe Monchengladbachut janë duke vazhduar por deri më tani nuk ka asgjë konkrete.
Drejtuesit e Beshiktashit nëse pranojnë ofertë prej 9 deri në 10 milionë euro mund ta lirojnë Rashicën.
29-vjeçari Rashica nga viti 2018 deri në vitin 2021 u paraqit për skuadrën nga Bundesliga gjermane, Werder Bremen.
Rashica me Beshiktashin ka kontratë deri në verën e vitit 2027. Ai te Beshiktashi u transferua në vitin 2023 nga Norwich City për 5 milionë euro. Rashica në Turqi ka luajtur edhe për Galatasarayn.