Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Rashica në radarin e Kocaelisporit

Milot Rashica

Milot Rashica pritet të largohet nga skuadra e Beshiktashit gjatë afatit kalimtar veror.

Por megjithatë, Rashica mund ta vazhdojë karrierën në futbollin turk.

Skuadra e Kocaelisporit ka shprehur interesim për sulmuesin e Kosovës.

“Çagdas” ka raportuar të premten se drejtuesit e Kocaelisporit janë takuar së fundmi me menaxherin e Rashicës.

Drejtuesit e klubin turk janë informuar në lidhje me kushtet e transferimit.

Beshiktashi po kërkon 2 milionë euro për kartonin e Rashicës.

Edhe Rashica drejt klubit tjetër turk Futboll Rashica drejt klubit tjetër turk

Mësohet se nuk është arritur asnjë marrëveshje gjatë takimit të parë mes dy palëve.

Disa mediume tjera turke kanë shkruar se menaxheri i Rashicës është në diskutime edhe me disa klube të Bundesligës gjermane.

29-vjeçari nuk është përfshirë në planet e Beshiktashit për edicionin e ri.