Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Rashica refuzon t’i bashkohet Rizesporit

Milot Rashica

Futbollisti i Kosovës, Milot Rashica, ka refuzuar t’i bashkohet Rizesporit, raportojnë të dielën mediume të Turqisë.

“Futbollisti kosovar nuk është i interesuar të transferohet te Rizespori”, shkruan “Milliyet”.

Drejtuesit e klubit të Beshiktashit po mundohen ta bindin Rashicën t’i bashkohet Rizesporit.

Megjithatë, largimi nga Beshiktashi është në dorën e Rashicës.

30-vjeçari me klubin e madh turk ka kontratë deri në verën e vitit 2027. Beshiktashit iu bashkua nga Norwichi në vitin 2023.