Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Rizespori dërgon ofertë për Rashicën

Milot Rashica

Rizespori i ka prezantuar Beshiktashit ofertë për huazimin e Milot Rashicës, ndërsa tani pret vendimin e klubit nga Stambolli. 

Rizespori e ka vendosur Rashicën në krye të listës së dëshirave, kurse drejtuesit e klubit e shohin sulmuesin kosovar si objektivin numër një për përforcimin e sulmit.

Nëse marrëveshja nuk realizohet, Rizespori ka përgatitur edhe një alternativë.

Sipas “takagazete”, Rizespori do të tentojë kthimin e sulmuesit Jesurun Rak-Sakyi, i cili ishte pjesë e skuadrës edhe edicionin e kaluar në formë huazimi. Ganezi është pjesë e Crystal Palace. 

Te Rizespori luan mesfushori i Shqipërisë, Qazim Laçi. 

30-vjeçari Rashica me Beshiktashin ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.

Artikuj të ngjashëm