Elbasan Rashani e ka shënuar golin e parë me fanellën e klubit nga Australia, Melbourne City.
Rashani realizoi gol të martën në fitoren 2:1 të Melbourne Cityt ndaj skuadrës nga Tajlanda, Buriram.
Kjo ndeshje ishte e vlefshme për raundin e tretë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve të Azisë.
Sulmuesi Rashani shënoi për 1:1 në minutën e 84-t.
Ai në lojë i inkuadrua nga minuta e 69-të.
32-vjeçari Rashani te Melbourne City u transferua muajin e kaluar si lojtar i lirë.
Me Kosovën, Rashani ka katër gola në 27 ndeshje të luajtura.