Futbollistja e Kosovës, Fatlinda Ramaj, e ka regjistruar golin e dytë këtë edicion në Superligën e Turqisë në futboll.
Ramaj kontribuoi me gol të dielën në fitoren e Trabzonsporit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTrabzonspori në udhëtim shënoi fitore ndaj skuadrës së Amed SK me rezultatin 2:0. Kjo ndeshje i takon javës së 18-të të elitës së futbollit turk. Ramaj e shënoi golin e parë në minutën e 49-të.
24-vjeçarja te Trabzonspori u transferua në afatin kalimtar të janarit nga kampionia e Kosovës, Mitrovica. Trabzonspori ka 35 pikë dhe renditet në pozitën e gjashtë.
Skuadra Amed SK e zë vendin e dhjetë me 17 pikë.