Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ramaj realizon gol në fitoren 17:0 të Trabzonsporit

Fatlinda Ramaj

Futbollistet e Trabzonsporit kanë shënuar fitore shumë të thellë 17:0 ndaj Cekmekoyt. 

Kjo ndeshje u zhvillua të dielën dhe i takoi javës së 25-të të Superligës së Turqisë. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në fitoren shumë të thellë të Trabzonsporit, Fatlinda Ramaj, kontribuoi me një gol. 

Ramaj e realizoi golin e epërsisë në minutën e pestë. 

24-vjeçarja te Trabzonspori u transferua në afatin kalimtar të janarit nga kampionia e Kosovës, Mitrovica.

Trabzonspori ka 45 pikë dhe renditet në pozitën e pestë. 

Cekmekoy ka vetëm tre pikë në vendin e parafundit.