Qendërsulmuesi Mirlind Daku i mungoi Rubin Kazanit të dielën mbrëma në disfatën e thellë 4:0 nga Zeniti, në ndeshjen që i takoi javës së 22-të të elitës së futbollit rus.
Daku po përballet me një lëndim dhe ai pritet që së shpejti t’i nënshtrohet një operimi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTrajneri i Rubinit, Rashid Rakhimov, ka folur për gjendjen shëndetësore të reprezentuesit të Shqipërisë.
Ai deklaroi se Daku do të ketë nevojë të operohet.
Nuk është bërë e ditur ende saktësisht se për çfarë lëndimi bëhet fjalë.
“Lëndimi është shumë i pakëndshëm. Unë mendoj se Daku do të ketë nevojë për një operacion të vogël. Mungesa e Dakut vërehet në skuadër”, ka thënë Rakhimov, shkruajnë të hënën mediumet ruse.
27-vjeçari Daku i mungoi edhe Shqipërisë në ndeshjet nga Anglisë dhe ndaj Andorrës që u zhvilluan këtë muaj e që ishin të vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës që mbahet në vitin e ardhshëm.
Daku është golashënuesi më i mirë i Rubin Kazanit këtë edicion.
Ka kontribuar me 11 gola dhe gjashtë asistime.