Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Daku nuk përballet me lëndim serioz

Mirlind Daku

Mbrojtësi i Rubin Kazanit, Nikita Lobov, ka thënë se Mirlind Daku është mirë.

Me asistim të Nazmi Gripshit, Daku shënoi golin e fitores 1:0 ndaj Baltikas, në ndeshjen e zhvilluar në fundjavë. Ai realizoi gol pas një kohe të gjatë, ndërsa në minutën e 79-të u zëvendësua për shkak të lëndimit. Sulmuesi i Shqipërisë nga fusha u largua me barelë. Por Lobov thotë se Daku është mirë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Gjithçka është mirë”, tha Lobov për “Match Premier”.

Daku 28-vjeçar është golashënuesi më i mirë i ekipit nga Kazani. Ka shënuar 11 gola në 27 ndeshje për Rubinin.