Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Mirlind Daku kthehet nga lëndimi pas një kohe të gjatë

Mirlind Daku

Sulmuesi i Shqipërisë, Mirlind Daku, është kthyer nga lëndimi pas një kohe të gjatë.

Daku u inkuadrua në minutën e 68-të në fitoren e Rubin Kazanit në udhëtim ndaj Sochit.

Ndeshja e zhvilluar të hënën i takoi javës së 23-të të elitës ruse të futbollit.

Ekipit nga Kazani, Daku i mungoi nga fillimi i dhjetorit të vitit të kaluar për shkak të lëndimit muskulor.

Te Rubini titullar ishin Veldin hoxha dhe Nazmi Gripshi. Ky i fundit lëshoi fushën në minutën e 82-të.

Daku 28-vjeçar është sulmuesi kryesor i Rubin Kazanit.

Edhe Daku nuk përballet me lëndim serioz Futboll Daku nuk përballet me lëndim serioz

Daku e nisi mirë edicionin. Shënoi nëntë gola për 17 ndeshje.

Me fitore Rubini ngritët në vendin e shtatë me 33 pikë.