Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMaqedonia e Veriut të enjten mbrëma e mposhti Letoninë në Riga me rezultatin 3:0, në ndeshjen e Grupit C4 të Ligës së Kombeve.
Jani Atanasov shënoi në minutën e 35-të për 1:0, kurse Qamili që hyri në lojë në minutën e 66-të, shënoi pas katër minutash.
Qamili është 26-vjeçar dhe luan për Sonderjysken në elitën e futbollit danez.
Golin e fundit në ndeshje e realizoi Elif Elmas, në minutën e tretë të kohës shtesë.
Te Maqedonia e Veriut u aktivizuan edhe kapiteni Enis Bardhi, Visar Musliu, Ezgjan Alioski dhe Isnik Alimi.
Maqedonia e Veriut i prinë grupit me shtatë pikë në tri ndeshje. Letonia mbetet me tri pikë.