Fituesi në fuqi i Ligës së Kampionëve, Paris Saint-Germaini, ka siguruar kalimin në fazën nokaut të Kupës së Botës për Klube. PSG-ja të hënën mposhti Seattle Soundersin me rezultat 2:0 dhe kalon tutje si e para e grupit B.
Ndeshja Seattle – PSG u zhvillua të hënën Seattle.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoParisi shënoi një gol në pjesën e parë dhe një tjetër në pjesën e dytë për ta fituar ndeshjen e fundit me rezultat 2:0.
Golin e parë e shënoi Khvicha Kvaratskhelia në minutën e 35-të, kurse Achraf Hakimi shënoi golin e dytë në minutën e 67-të.
PSG-ja dominoi plotësisht, duke pasur posedimin e topit 72 për qind. Pati shtatë gjuajtje në portë, kurse ekipi kundërshtar asnjë.