Fituesi në fuqi i Ligës së Kampionëve, Paris Saint-Germain, është eliminuar nga Kupa e Francës.
PSG-ja u eliminua nga rivali lokal, Paris FC, që këtë edicion paraqitet në elitën e futbollit të Francës.
PSG-ja humbi në “Parkun e Princave” me rezultat 1:0, në kuadër të raundit të katërt të Kupës së Francës.
Golin që ia shkaktoi disfatën PSG-së e shënoi, Jonathan Ikone.
Ai shënoi golin e fitores për skuadrën e tij në minutën e 74-t.
PSG është fitues në fuqi i Ligës së Kampionëve, ndërsa ka fituar edhe titullin dhe Kupën e Francës.