Futboll

Parisi “shkatërron” Real Madridin

psg

Foto: Associated Press

Fituesi i Ligës së Kampionëve, Paris Saint-Germain, mposhti Real Madridin thellë 4:0 në gjysmëfinalen e dytë të Kupës së Botës për Klube. Kjo ndeshje u zhvillua në “MetLife Stadium” të mërkurën mbrëma. 

Parisi e nisi furishëm ndeshjen duke krijuar epërsi 2:0 brenda nëntë minutave. Të dy golat parisienët i shënuan pas gabimeve të lojtarëve të ekipit spanjoll.

Golin e epërsisë 1:0 për PSG-në e shënoi Fabian Ruiz në minutën e gjashtë. Asituesi i golit të parë, Ousmane Dembele e shënoi golin e dytë në minutën e nëntë. PSG-ja nuk u ndal dhe shënoi edhe golin e tretë. Për 3:0 shënoi gol sërish Ruiz. Ai golin e tretë e realizoi në minutën e 24-t.

Golin për 4:0 e shënoi Goncalo Ramos në minutën e 87-të. Eliminimi i Realit shënon edhe fundin e Luka Modriqit te klubi mbretëror. 

Në finale, PSG-ja do të përballet kundër Chelseat. Ndeshja do të luhet të dielën nga ora 21:00.


PSG-ja “shkel” Realin në pjesën e parë

Fituesi i Ligës së Kampionëve, Paris Saint-Germain, e ka mbyllur me epërsi të lartë 3:0 pjesën e parë të ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Botës për Klube. 

PSG-ja gjatë 45 minutave, përkatësisht brenda 24 minutave shënoi tre gola ndaj gjigantit spanjoll, Real Madrid. Kjo ndeshje po luhet në “MetLife Stadium”.

Golin e epërsisë 1:0 për PSG-në e shënoi Fabian Ruiz në minutën e gjashtë. Asituesi i golit të parë, Ousmane Dembele e shënoi golin e dytë në minutën e nëntë. PSG-ja nuk u ndal dhe shënoi edhe golin e tretë. Për 3:0 shënoi gol sërish Ruiz. Ai golin e tretë e realizoi në minutën e 24-t.


PSG-ja nuk ndalet, shënon golin e tretë ndaj Realit

PSG-ja e ka shënuar edhe golin e tretë kundër Real Madridit. Për 3:0 shënoi sërish Ruiz. Ai për 3:0 realizoi në minutën e 24-t.

PSG-ja shënon dy gola të shpejtë ndaj Realit

Fituesi i Ligës së Kampionëve, Paris Saint-Germain, ka shënuar dy gola të shpejtë në ndeshjen kundër Real Madridit. 

Golin e epërsisë 1:0 për PSG-në e shënoi Fabian Ruiz në minutën e 6-të. 

Asistuesi i golit të parë, Ousmane Dembele e shënoi golin e dytë në minutën e nëntë. 

Gjysmëfinalja e Kupës së Botës për Klubeve ndërmjet PSG-së dhe Real Madridit po luhet në “MetLife Stadium”.