Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Presidenti i Trabzonsporit flet për të ardhmen e Muçit

ernest muci

Presidenti i Trabzonsporit, Ertugrul Dogan, ka folur për të ardhmen e Ernest Muçit, i cili është i huazuar nga skuadra e Beshiktashit. 

Presidenti Dogan ka theksuar se e ardhmja e 25-vjeçarit, do të varet nga trajneri aktual i ekipit të Trabzonit. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Nëse trajneri thotë se Muçi duhet të qëndrojë, Trabzonspori do ta bëj punën e vet”, ka deklaruar Dogan për mediumin “61 Saat”. 

Muçi ka kontribuuar në 21 gola të shënuar të Trabzonsporit, në 31 paraqitjet e tij me fanellën e klubit të njohur turk. 

25-vjeçari i ka realizuar 13 gola dhe ka dhuruar tetë asistime.  Muçi ka kontratë me Beshiktashin deri në verën e vitit të ardhshëm.