Ka zhvillime të rëndësishme në lidhje me Ernest Muçin, të cilin Beshiktashi e huazoi te Trabzonspori në fillim të edicionit aktual me një opsion blerjeje prej 8.5 milionë eurosh.
Te Beshiktashi luten që Trabzonspori të mos e shfrytëzojë opsionin e blerjes së kartonit të Muçit.
“Shpresojmë që ata të mos e ushtrojnë këtë opsion”, ka thënë presidenti i Beshiktashit, Serdal Adli.
Opsioni i blerjes së Muçit është i vlefshëm deri më 10 maj.
Nëse Trabzonspori blen kartonin e Muçit, pagesa do të bëhet në pesë këste.
Futbollisti i Shqipërisë ka shënuar 13 gola dhe ka kontribuar me tetë asistime në 28 ndeshje në Superligë dhe Kupë të Turqisë.