Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Muçi te Trabzonspori për 8,5 milionë euro

Ernest Muçi

Reprezentuesi i Shqipërisë, Ernest Muçi, do të vazhdojë të luajë për Trabzonsporin.

Ky klub ka shfrytëzuar të drejtën që ta blejë kartonin e Muçit nga Fenerbahçe për 8,5 milionë euro.

Këtë e kanë bërë të ditur të mërkurën të dy klubet.

Muçi ishte i huazuar te Trabzonspori dhe shkëlqeu gjatë gjithë edicionit. 

25-vjeçari në elitën turke i realizoi 11 gola e tri asistime në 26 paraqitje kampionale.