Portieri i Kombëtares U17 të Shqipërisë, Raffaele Huli, ka nënshkruar kontratën e parë profesionale.
Huli ka firmosur me Juventusin, ku është zhvilluar për shumë vjet.
Ai ka firmosur kontratë të vlefshme deri në qershor të vitit 2028.
Huli është 16-vjeçar dhe vlerësohet me të ardhme të ndritur. Është i lindur në Itali, por me rrënjë nga Shqipëria.
Ka luajtur edhe për të rinjtë e Italisë, ndërsa me Shqipërinë U17 i ka dhjetë paraqitje.