Sulmuesi Arman Durmishi ka shënuar një gol në “Championsin” e të rinjve. Ai realizoi golin e gjashtë në fitoren 6:2 të Juventusit U19 ndaj Bodo/Glimt U19.
Durmishi në fushë u inkuadrua në minutën e 71-të, ndërsa golin e realizoi në minutën e 92-të.
Për sulmuesin e ekipit U19 të Shqipërisë ishte goli i parë këtë edicion në “UEFA Youth League”.
Në portë te Juventusi ishte shqiptari tjetër, Raffaele Huli.
Edhe portieri Huli luan për Shqipërinë U19.