Policia e Kosovës ka njoftuar për rrahjen që ka ndodhur të shtunën në ndeshjen e Ligës së Parë – Grupit B të Kosovës në futboll mes Fushë Kosovës dhe Vushtrrisë.
Policia ka njoftuar se tre shtetas të Shqipërisë janë arrestuar gjatë zhvillimit të ndeshjes dhe se ata pas inicimit të rastit janë liruar. Ndaj tyre është iniciuar rast pengim i personit zyrtar në detyrë.
“Fushë Kosovë / 21.09.2024 – 16:55. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj shtetas të Shqipërisë gjatë zhvillimit të një ndeshje futbolli. Të dyshuarit pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.
Në rrahjen mes tifozëve të shtunën janë parë edhe thika. Policia kishte njoftuar për pesë të arrestuar e dy të lënduar të shtunën.
-
Tre të dyshuar sulmojnë një person në Fushë-Kosovë
-
Arrestohen pesë tifozë në stadiumin “Ekrem Grajçevci”, lëndohen dy të tjerë
-
Përleshje mes katër personave në Fushë-Kosovë, prej tyre tre shtetas të huaj
-
Përleshje në një lokal në Fushë-Kosovë, arrestohen tre të dyshuar përfshirë dy shtetas serbë
-
Një i plagosur në Vushtrri, shoqërohen në polici për intervistim katër të dyshuar