Trajneri i Wolfsburgut, Ralph Hassenhuttl, ka konfirmuar se Joakim Maehle dhe Mohammed Amoura, janë kapur për fyti në stërvitjen e së martës.
Wolfsburgu po kalon periudhë të vështirë në Bundesligë dhe situata në skuadër nuk është e mirë.
“Ndodh herë pas here, ka emocione në futboll. Njëri prej tyre e kaloi limitin dhe nuk ishte gjë e mirë. Do të ketë pasoja. Lojtarët duhet të pajtohen, të kërkojnë falje, ta pranojnë dënimin dhe të vazhdojnë”, ka thënë trajneri i Wolfsburgut, ka shkruar “Bulinews” të enjten.
Mediumi i njohur gjerman “Kicker”, ka shkruar se ka qenë Amoura që e ka nisur përleshjen.
Wolfsburgu është në vendin e 12-të në Bundesligë ndërsa të shtunën ballafaqohet me Borussia Dortmundin.
Artikuj të ngjashëm
-
Valverde tregon se si i ndikoi përleshja me Tchouamenin
-
Wolfsburgu siguron plejautin në xhiron e fundit, bien Heidenheimi e St. Pauli
-
Bundesliga me mbyllje të zjarrtë, “në lojë” Championsi dhe rënia nga liga
-
Arbeloa thotë se dikush nga brenda i tradhtoi
-
Pas ditës me shumë zhvillime, Mbappe largohet duke qeshur nga stërvitja