Jamal Musiala dhe Kai Havertz janë lënduar në ndeshjen ndaj Holandës dhe nuk do të jenë në dispozicion për ndeshjen e ardhshme të Gjermanisë.
Musiala është lënduar gjatë ngrohjes para ndeshjes ndërmjet Gjermanisë dhe Holandës.
Gjermania barazoi 1:1 me Holandën në ndeshjen e parë të Grupit A1 të Ligës së Kombeve.
Pas testeve mjekësore, është konstatuar se futbollisti i Bayern Munchenit, ka lëndim në kofshën e djathtë.
Havertz u detyrua të largohet nga fusha në minutën e 30-të për shkak të një lëndimi.
Sulmuesi i Arsenalit ka pësuar tërheqje muskulore në pjesën e pasme të kofshës së majtë.
Për shkak të këtyre lëndimeve, të dy futbollistët janë liruar nga grumbullimi i përfaqësueses gjermane.
Gjermania ndërkohë ka ftuar Florian Wirtzin dhe Jonathan Burkardtin për t’i zëvendësuar dyshen Musiala - Havertz.