Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Përfundojnë pjesët e para në Superligë, këto janë rezultatet

Betim Haxhimusa

Prishtina në epërsi pas pjesës së parë

Prishtina ka shkuar në pushimin mes pjesëve me epërsinë 1:0 në stadiumin “18 Qershori” në Klinë ndaj Dukagjinit.

Ndeshja i takon xhiros së 19-të të Superligës.

Pjesën e parë e ka vendosur autogoli i portierit të Dukagjinit, Egzon Lekaj, në minutën e 14-të.

Gjelbrim Taipi gjuajti drejt portës dhe e qëlloi shtyllën, ndërsa topin në rrjetë e dërgoi Lekaj pas topit të kthyer.

Edhe Prishtina e Re po udhëheq 2:1 pas pjesës së parë ndaj Dukagjinit Futboll Prishtina e Re po udhëheq 2:1 pas pjesës së parë ndaj Dukagjinit


Goli i Ronaldos e vendos pjesën e parë në “Liman Gegaj”

Goli i Ronaldo Chacon në minutën e 17-të e ka vendosur pjesën e parë të ndeshjes Drenica – Llapi.

Drenica është duke fituar 1:0 me golin e Ronaldos, që shënoi me gjuajtje të saktë nga zona.

Ndeshja i takon xhiros së 19-të të Superligës.

Kjo ndeshje po luhet në stadiumin “Liman Gegaj”, pasi stadiumi në Skenderaj “Bajram Aliu”, është në gjendje të rënduar pas reshjeve të mëdha të shiut.


Ferizaj po barazon me Dritën

 

Edhe Drenica fiton ndaj Dukagjinit me gol të minutës së 93-të Futboll Drenica fiton ndaj Dukagjinit me gol të minutës së 93-të

Ferizaj dhe Drita kanë luajtur baras pas pjesës së parë të ndeshjes së xhiros së 19-të Superligës së Kosovës në futboll.

Pjesa e parë e ballafaqimit që po luhet në stadiumin e qytetit në Ferizaj, është mbyllur 0:0.

Lexo përditësimet tjera
Prishtina

Fitojnë Prishtina e Drita, Drenica barazon me Llapin

Drenica 1:1 LlapiDukagjini 0:1 PrishtinaFerizaj 0:1 Drita