Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Drenica 1:1 Llapi

Dukagjini 0:1 Prishtina

Ferizaj 0:1 Drita

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Barazim në Malishevë mes Drenicës dhe Llapit

1 muaj më parë / 7 shk 2026 15:03
Drenica dhe Llapi

Drenica dhe Llapi kanë marrë nga një pikë në ndeshjen e parë të stinorit pranveror që nisi të shtunën.

Në ndeshjen e xhiros së 19-të, Drenica dhe Llapi barazuan 1:1, ndonëse mysafirët për kohë të gjatë ishin me një futbollist më shumë në fushë.

Kjo ndeshje u zhvillua në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë, pasi terreni në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, ishte në gjendje të rënduar pas të reshurave të mëdha të shiut.

Drenica kaloi e para në epërsi me golin e Ronaldo Chaconit në minutën e 17-të.

“Kuqezinjtë” prej minutës së 65-të mbetën me një futbollist më pak në fushë, pasi me të kuq u ndëshkua Igball Jashari.

Llapi arriti që t’i barazonte shifrat e të dilte pa humbje, por nuk e arriti fitoren e kërkuar.

Për rezultatin përfundimtar 1:1 shënoi Arbnor Ramadani. Ramadani realizoi tetë minuta para fundit.

Llapi me 22 pikë zë vendin e shtatë, ndërsa Drenica e teta i ka 21 pikë.

Goli i Abazajt ia siguron fitoren kampiones

1 muaj më parë / 7 shk 2026 15:00
Drita

Kampionia në fuqi e elitës së futbollit kosovar, Drita, ka fituar me vështirësi në udhëtim te skuadra e Ferizajt.

Të shtunën në stadiumin e qytetit në Ferizaj, Drita fitoi me rezultatin 1:0.

Drita, që në fund të muajit të kaluar e fitoi edhe trofeun e Superkupës së Kosovës pas triumfit ndaj Prishtinës, e mposhti Ferizajn me golin që e shënoi Kristal Abazaj.

Sulmuesi Abazaj golin e pestë të sezonit e realizoi në minutën e 50-të.

Rezultati më nuk ndryshoi.

Drita me fitore ngjitet në pozitën e tretë me 32 pikë, një më pak se Ballkani e Prishtina. Ballkani lider e ka një ndeshje më pak të luajtur. Të dielën luan në udhëtim te Gjilani nga ora 13:00.

Ferizaj ndërkohë mbetet në vendin e nëntë, përkatësisht të parafundit, me 19 pikë.

Prishtina e fiton ndeshjen e vështirë ndaj Dukagjinit

1 muaj më parë / 7 shk 2026 14:52
Prishtina

Prishtina e ka fituar ndeshjen e vështirë në Klinë ndaj Dukagjinit, që ishte e para e stinorit pranveror në elitën e futbollit kosovar.

Prishtina të shtunën fitoi 1:0 në stadiumin “18 Qershori”, dhe ka vendosur autogoli i portierit Egzon Lekaj. Ndeshja i takoi xhiros së 19-të.

Në minutën e 14-të, portieri i Dukagjinit e shtyu topin në rrjetë pa dashje. Ai shënoi autogol, pasi gjuajtja e Gjelbrim Taipit e qëlloi fillimisht shtyllën pingule.

Rezultati nuk ndryshoi deri në fund, ndonëse raste kishin të dyja ekipet.

Prishtina me këtë fitore tani i ka 33 pikë në vendin e dytë, kurse Dukagjini bie në pozitën e katërt me 29 pikë. Edhe Ballkani i ka 33 pikë në vendin e parë, por e ka një ndeshje më pak të luajtur. Ballkani të dielën nga ora 13:00, luan në udhëtim te Gjilani.

Llapi barazon rezultatin

1 muaj më parë / 7 shk 2026 14:47
Arbnor Ramadani

Llapi ka barazuar rezultatin ndaj Drenicës.

Tani në “Liman Gegaj” në Malishevë, Drenica dhe Llapi po barazojnë 1:1.

Arbnor Ramadani realizoi për Llapin, tetë minuta para fundit.

Drenica mbetet me një futbollist më pak

1 muaj më parë / 7 shk 2026 14:26
Drenica

Drenica ka mbetur me një futbollist më pak në fushë në ndeshjen ndaj Llapit.

Drenica, që është duke fituar 1:0 ndaj Llapit, ka mbetur pa Igball Jasharin.

Jashari u ndëshkua direkt me të kuq në minutën e 65-të.

Drita kalon në epërsi

1 muaj më parë / 7 shk 2026 14:17
Drita

Drita ka kaluar në epërsi 1:0 ndaj Ferizajt, me të filluar pjesa e dytë.

Kristal Abazaj në minutën e 50-të e shënoi golin e pestë të sezonit.

Përfundojnë pjesët e para në Superligë, këto janë rezultatet

1 muaj më parë / 7 shk 2026 13:52
Betim Haxhimusa

Prishtina në epërsi pas pjesës së parë

Prishtina ka shkuar në pushimin mes pjesëve me epërsinë 1:0 në stadiumin “18 Qershori” në Klinë ndaj Dukagjinit.

Ndeshja i takon xhiros së 19-të të Superligës.

Pjesën e parë e ka vendosur autogoli i portierit të Dukagjinit, Egzon Lekaj, në minutën e 14-të.

Gjelbrim Taipi gjuajti drejt portës dhe e qëlloi shtyllën, ndërsa topin në rrjetë e dërgoi Lekaj pas topit të kthyer.


Goli i Ronaldos e vendos pjesën e parë në “Liman Gegaj”

Goli i Ronaldo Chacon në minutën e 17-të e ka vendosur pjesën e parë të ndeshjes Drenica – Llapi.

Drenica është duke fituar 1:0 me golin e Ronaldos, që shënoi me gjuajtje të saktë nga zona.

Ndeshja i takon xhiros së 19-të të Superligës.

Kjo ndeshje po luhet në stadiumin “Liman Gegaj”, pasi stadiumi në Skenderaj “Bajram Aliu”, është në gjendje të rënduar pas reshjeve të mëdha të shiut.


Ferizaj po barazon me Dritën

 

Ferizaj dhe Drita kanë luajtur baras pas pjesës së parë të ndeshjes së xhiros së 19-të Superligës së Kosovës në futboll.

Pjesa e parë e ballafaqimit që po luhet në stadiumin e qytetit në Ferizaj, është mbyllur 0:0.

Ronaldo kalon në epërsi Drenicën

1 muaj më parë / 7 shk 2026 13:25
Drenica

Drenica ka kaluar në epërsi ndaj Llapit në ndeshjen që po zhvillohet në Malishevë për shkak të terrenit të rënduar në Skenderaj.

Golin e shënoi braziliani Ronaldo në minutën e 12-të.

Prishtina në epërsi

1 muaj më parë / 7 shk 2026 13:22
Prishtina

Prishtina është në epërsi ndaj Dukagjinit.

Pas gjuajtjes nga zona nga Gjelbrim Taipi, topi goditi fillimisht shtyllën.

Topin e kthyer nga shtylla pingule, në portë e shtyu portieri i Dukagjinit, Egzon Lekaj, në minutën e 14-t.