Drenica dhe Llapi kanë marrë nga një pikë në ndeshjen e parë të stinorit pranveror që nisi të shtunën.
Në ndeshjen e xhiros së 19-të, Drenica dhe Llapi barazuan 1:1, ndonëse mysafirët për kohë të gjatë ishin me një futbollist më shumë në fushë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo ndeshje u zhvillua në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë, pasi terreni në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, ishte në gjendje të rënduar pas të reshurave të mëdha të shiut.
Drenica kaloi e para në epërsi me golin e Ronaldo Chaconit në minutën e 17-të.
“Kuqezinjtë” prej minutës së 65-të mbetën me një futbollist më pak në fushë, pasi me të kuq u ndëshkua Igball Jashari.
Llapi arriti që t’i barazonte shifrat e të dilte pa humbje, por nuk e arriti fitoren e kërkuar.
Për rezultatin përfundimtar 1:1 shënoi Arbnor Ramadani. Ramadani realizoi tetë minuta para fundit.
Llapi me 22 pikë zë vendin e shtatë, ndërsa Drenica e teta i ka 21 pikë.