Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Perezi shpall zgjedhjet te Real Madridi: Duan ta marrin klubin nga ne

Florentino Perez

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, u paraqit të martën pasdite para mediave për të njoftuar se nuk do të jap dorëheqje, se do të shpallë zgjedhjet në klub dhe po ashtu për të nisur një sulm të ashpër ndaj mediave.

Perezi foli për ekzistencën e një “lëvizjeje anti-Madrid”, ndërsa shtoi se po bëhet fushatë kundër klubit dhe kundër tij personalisht.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Nuk është vetëm një pronar te Real Madridi. Janë 100 mijë anëtarë që e përbëjnë klubin. Kam vendosur të shpall zgjedhjet, në të cilat unë dhe Bordi im i Drejtorëve do të kandidojmë, sepse është krijuar një situatë absurde nga fushatat kundër interesave të Real Madridit dhe kundër meje personalisht. Rezultatet nuk ishin më të mirat, por në sport nuk fiton gjithmonë. Ata po përfitojnë nga situata për të më sulmuar personalisht. Po thonë: ‘Ku është Florentino?’. Zakonisht nuk flas hapur. Disa madje më kanë thënë se kam kancer. Dua të shfrytëzoj këtë mundësi për t’u bërë të ditur atyre që ishin të shqetësuar se unë jam ende president i Real Madridit dhe i kompanisë sime dhe se shëndeti im është perfekt. Nuk do të mund të isha në të dy vendet nëse shëndeti im nuk do të ishte perfekt. Nëse do të kisha kancer, siç është thënë, do të më duhej të shkoja në një qendër rehabilitimi për kancer”, ka thënë Perez në fillim të fjalimit të gjatë.

I prerë si asnjëherë më parë, Perez ka sfiduar ata që, sipas tij, po mundohen ta largojnë nga posti i presidentit. Ka përmendur që klubi i ka fituar 66 trofe në futboll e basketboll nën drejtimin e tij, duke përfshirë shtatë kupa evropiane në futboll.

Ai ka thënë se ata që po veprojnë në hije tani e kanë rastin në zgjedhje. Perez ka theksuar se do të kandidojë sërish për të mbrojtur interesat e Real Madridit.

Presidenti i Real Madridit ka këmbëngulur disa herë se ka grupe të interesuara për të marrë pronësinë e klubit nga anëtarët e tij.

“Unë kandidova për president në mënyrë që anëtarët të ishin në krye. Gazetarët mendojne se mund të thonë një gjë dhe njerëzit u besojnë: njerëzit më besojnë mua. Disa gazetarë mendojnë se ndërhyjnë në zgjedhjet e klubit sepse janë kaq të rëndësishëm. Në Madrid, anëtarët janë në krye për sa kohë që jam unë këtu. Kushdo që dëshiron të kandidojë, le të kandidojë. Por mos më thoni pas shpine se dukem i lodhur, se kjo është sepse punoj shumë”.

Një pjesë të mirë të fjalimit, Perez ua ka kushtuar mediave. Ka thënë se Real Madridi është brendi më i vlefshëm dhe më i fortë në botë, se është klubi me reputacionin më të mirë në botë. Ai ka pyetur pse gazetarët duan të sulmojnë klubin më të vlefshëm dhe me numrin më të madh të tifozëve në botë. Ka thënë që i vjen turp të thotë se është zgjedhur presidenti më i mirë në histori.

Perezi ka përmendur personat dhe mediat që po e sulmojnë Real Madridin, ndërsa ka pretenduar për lidhje të tyre me La Ligan.

“Duan ta marrin klubin nga ne me një kampanjë absurde, ndonëse jam zgjedhur presidenti më i mirë në histori të klubit. Janë grupe që kanë dashur ta kontrollojnë klubin. I thonë botës që Real Madridi është në kaos”, ka shtuar Perez.

Ai theksoi se është vlerësuar në gjithë botën që ka hequr qafe ultrasit e dhunshëm. Perezi ndër të tjera ka thënë se La Liga është kundërshtari i vazhdueshëm i Real Madridit.

Florentino Perez ka shtuar se ndihet mjaftueshëm i fortë për të vazhduar ta drejtojë klubin. Ka treguar se e drejton një kompani që gjeneron miliona në të ardhura dhe i ka 170 mijë të punësuar.

Perezi ka folur edhe për rastin Negrera, për rrahjen e Tchouamenit me Valverden dhe për plot tema të tjera. Ka thënë se nuk është në konferencë për të folur për çështje sportive. Për rrahjen ka thënë se nuk është tragjike dhe se lojtarët rrihen çdo vit. Por ka shtuar se dalja në publik është e keqja e incidentit.

Lexo përditësimet tjera
Florentino Perez

Çka po ndodh te Real Madridi, Perezi në konferencë të papritur për shtyp

Nuk kanë të ndalur zhvillimet te Real Madridi.Klubi mbretëror spanjoll të martën pasdite njoftoi se presidenti...