Manchester City është duke menduar të ndërmarrë veprime ligjore pasi kandidati për President të Real Madridit, ka premtuar transferimin e sulmuesit Erling Haaland.
Enrique Riquelme është kundërkandidati i Florentino Perez në zgjedhjet për President të klubit madrilen, që mbahen më 7 qerhsor.
Ai e shfaqi një fanellë të Real Madridit me emrin e Haalandit të mërkurën mbrëma, ndërsa foli për transferimin e tij. “Ai ka klauzolë lirimi dhe do të donte t’i bashkohej Real Madridit. Nëse bëhem President, ai do të luajë për Real Madridin”, ka deklaruar Riquelme. Kjo deklaratë e tij është mohuar nga babai dhe menaxheri i Haalandit.
Enrique Riquelme ka thënë po ashtu se nëse ai do të ishte në pozitën e Presidentit të Realit, do ta transferonte edhe Rodrin, lojtarin tjetër të Cityt.
29-vjeçari Rodri ka thënë se të ardhmen e tij do ta vendosë pas përfundimit të Botërorit.