Bordi zgjedhor i Real Madridit e ka lëshuar dokumentin zyrtar që e pranon kandidaturën e Enrique Riquelmes për President të Real Madridit.
Enrique Riquelme është biznesmen 37-vjeçar nga Alicante, ndërsa i ka 75 për qind të aksioneve të kompanisë “Cox Energy Group”. Kjo kompani me bazë në Meksikë, operon në 30 shtete dhe i ka 15 mijë të punësuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëto do të jenë zgjedhjet e para që do të mbahen në Real Madrid qëkur Ramon Calderoni fitoi në vitin 2006, pas dorëheqjes së Florentino Perezit.
Tani bordi do t’i ketë në maksimum 15 ditë kohë për ta vendosur kohën e zgjedhjeve.
Florentino Perezi është President i Real Madridit prej vitit 2009, në periudhën e dytë.
Prej vitit 2009 nuk ka pasur kundërkandidat.