Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Perezi premton më shumë tituj pas rizgjedhes president i Real Madridit

Florentino Perez

Florentino Perez do ta drejtojë Real Madridin edhe katër vjet, pasi i fitoi zgjedhjet e klubit të dielën.

“Do të vazhdojmë të punojmë që Real Madridi të vazhdojë të fitojë tituj të tjerë”, ka thënë Perez për përkrahësit që ishin mbledhur në orët e para të së hënës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Perezi ka fituar ndaj kandidatit tjetër për president të Real Madridit, Enrique Riquelme.

Jose Mourinho do të jetë trajner i ri i Real Madridit. Perezi ka thënë se është krenar që Mourinho do ta drejtojë sërish skuadrën.

Ibrahima Konate dhe Denzel Dumfries do të transferohen nga Real Madridi, ndërsa Perezi ka premtuar edhe një përforcim të madh, prej 150 milionë eurosh.

79-vjeçari Perez e ka drejtuar Realin nga viti 2000 deri në vitin 2006. Aktualisht është në krye prej vitit 2009. Nën drejtimin e Perezit, Madridi i ka fituar shtatë prej 15 titujve të Evropës.