Florentino Perezi do të mbetet president i Real Madridit, sipas sondazhit të Marcas, AS-it dhe La Sextas, mediume të fuqishme në Spanjë dhe të afërta me klubin mbretëror.
Sipas tyre, 79-vjeçari Perez, që është në krye të Real Madridit në 17 vjetët e fundit, e ka mposhtur të dielën kandidatin tjetër, Enrique Riquelme. Perezi, sipas mediumeve spanjolle, ka marrë 66 për qind të votave, ndërsa 33 për qind i fitoi Riquelme. Riquelme është 37-vjeçar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIshin zgjedhjet e para të klubit në dy dekada, ndërsa morën pjesë më së shumti votues në histori të klubit.
Kandidati i ri mori më shumë vota se që pritej, duke e kaluar 20%.
Kjo është fitorja e tretë e Perezit në zgjedhje, pas atyre në vitin 2000 dhe 2004, kur e mposhti Lorenzo Sanzin në të dyja rastet.
Perezi ka konfirmuar se gjatë mandatit të ri, Jose Mourinho do të jetë trajner i skuadrës, ndërsa Ibrahima Konate dhe Denzel Dumfries do të prezantohen këtë javë në “Valdebebas”, qendrën stërvitore të Real Madridit.
Ndërkohë, të enjten ai pritet të bëj ofertë prej 150 milionë eurove për një “futbollist të një klubi të madh të Ligës së Kampionëve”.
“Marca” ka shkruar se ky futbollist është Michael Olise i Bayern Munichut.
Deri në orën 17:00 kanë marrë pjesë 23 mijë e 593 anëtarë të klubit.
Kutitë e votimit janë mbyllur në orën 20:00, ndërsa zyrtarizimi i fitores së Perezit pritet të bëhet rreth orës 23:00.