Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Reali do t’i ofrojë 150 milionë euro për Olisen

Michael Olise

Real Madridi do t’i bëjë ofertë prej 150 milionë eurosh Bayern Munchenit për francezin Michael Olise.

Kjo ofertë do të bëhet nëse Florentino Perez do të rizgjidhet president i Real Madridit.

Zgjedhjet për president te Madridi do të mbahen këtë fundjavë.

Kandidat për president është edhe Enrique Riquelme.

Olise është prioriteti për Perezin, që megjithatë nuk ka përmendur emrin e lojtarit, por ka premtuar një superyll prej 150 milionë eurove. 

Edhe Riquelme ka premtuar se nëse zgjidhet president do të transferojë lojtarë të kalibrit të lartë. Erling Haaland është përmendur si lojtar që mund të transferohet.