Kylian Mbappe është duke u angazhuar personalisht për ta marrë te Real Madridi mesfushorin francez, Michael Olise.
Të dy krijuan lidhje të fortë në fushë gjatë Kupës së Botës.
Sipas “Bild”, superylli 27-vjeçar i ka thënë Olises gjatë qëndrimit në kampin e Francës se mund të luanin së bashku te Reali.
Mbappe po ashtu i ka folur për restorantet luksoze dhe motin e mirë në Madrid.
Është raportuar se Olise është i interesuar t’i bashkohet Realit.
Megjithatë, ende nuk është bërë asnjë ofertë konkrete. Bayerni synon ta mbajë edhe më gjatë 24-vjeçarin.